Për fermerët në Divjakë që kultivojnë pataten, ky sezon është i mbarë. Ndonëse rendimenti këtë vit është më i ulët për shkak se prodhimi u godit nga i ftohti dy muaj më parë fermerët janë të kënaqur me çmimin.

Ata po e tregtojnë deri me 70 Lekë/kilogrami një vlerë e kënaqshme për prodhuesit.

Një muaj më parë patatja tregtohej deri me 100 Lekë, një nga vlerat më të larta që fermerët e kanë tregtuar me shumicë këtë produkt.

Klan News