Kryeson Djokovic, Nadal konfirmohet i treti

Novak Djokovic vijon të jetë në krye të renditjes së ATP. Humbja e regjistruar së fundmi në turneun Mastër të Romës përballë Rafael Nadal nuk ka ndikuar aspak te pozitat e tenistit serb, i cili mbetet në vendin e parë në klasifikimin e botërorit tenistik për meshkuj.

Djokovic do të kalojë javën e 321 në krye të ATP. Pas tij renditet rusi Medvedev, që ka pësuar një rritje të madhe në klasifikim në vitet e fundit.

Podi plotësohet nga mbreti i fushave me Rafael Nadal që konfirmohet në vendet e para të renditjes së tenisit botëror për meshkuj. 10 vendet e para të klasifikimit plotësohen nga Thiem, Tsitsipas, Zverev, Rublev, Federer, Berrettini dhe Schwartzman.

Klan News