Renditja e ngjeshur e Superligës

Renditja e ngjeshur e Superligës

17:25 29/10/2019

Disa skuadra pretendente

Në përfundim të javës së parë të Superligës, sërish ndryshimet në renditje të skuadrave janë fare pak. Nga vendi i parë, në të 6 ndodhen nga 3 pikë dhe cdo gjë mund të përmbyset në ndeshjet e radhës.

Partizani kryeson me 18 pikë, ndërsa në vendin e gjashtë Vllaznia me 15. Interesant është fakti, se skuadrat që erdhën nga Kategoria e Parë, Bylis dhe Vllaznia, kanë bërë një garë të mirë deri tani, duke mos rrezikuar sërish rënien, ashtu siç ndodhte sezonet e kaluara me ato që ngjiten në Superiore.

Kukësi ende nuk ka shkëlqyer dhe kjo duket nga pozicioni në renditje, në vend të pestë, por gjithsesi, ndodhet vetëm 3 pikë larg Partizanit kryesues, pra një fitore larg. Por nëse në krye të renditjes ka garë të fortë, fundi është krejt tjetër histori. Flamurtari dhe Luftëtari duken të rënë nga Superliga dhe vetëm mrekullia mund t’i shpëtojë. Të dyja skuadrat në fakt e nisën sezonin me probleme, madje u diskutua edhe përjashtimi nga Superiorja.

Vlonjatët ende nuk e kanë gjetur fitoren e parë, ndërsa asnjë trajner nuk e merr përsipër ta drejtojë. Me këtë ecuri pritet që superliga të tregojë qartë ekipet pretendente vetëm në fazën e fundit.

TV Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi