Renditja e skuadrave më të shtrenjta

Posta

Renditja e skuadrave më të shtrenjta

17:30 18/08/2019

Man City në vendin e parë, Bayern në të 10-in

Mbase paraja nuk blen dot shëndetin dhe lumturinë, por pa diskutim që të bën të fitosh trofe.

Ka nga ato skuadra që preferojnë që të ndjekin një rrugë të gjatë duke i prodhuar vetë futbollistët për të patur sukses në të ardhmen. Ka edhe nga ato skuadra që nuk u pritet dhe vendosin të investojnë shuma të mëdha që të kenë një përfitim sa më të madh ne një kohë të shkurtër.

Manchester City është një nga ato klube që shpenzojnë shumë, po shumë para. Kampionët e Premier League kanë investuar shuma marramendëse gjatë viteve të fundit dhe janë skuadra me grupin e lojtarëve më të shtrenjtë në planet.

Vlera e futbollisteve të citizens shkon në 1.27 miliardë euro. Menjëherë pas tyre vijnë dy gjigandët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid me 1.26 dhe 1.18 miliardë euro. Gjatë kësaj merkatoje këto skuadra kanë investuar shumë të mëdha sidomos madrilenët  që deri më tani kanë shpenzuar 300 milionë euro.

Ne vendin e 4 është Liverpool me 1.07 miliardë euro. The Reds ndiqen nga Tottenham, PSG, Juventus, Chelsea dhe Atletico Madrid. Vetëm vendi i 10 për Bayern Munich.

Kampionët e Gjermanisë vlerësohen 797 milionë euro  dhe krahasuar me rivalët e tyre më të mëdhenj janë disi larg si në aspektin e investimeve ashtu dhe në atë të formës sportive.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi