Kushi: Rankimi do bëhet një herë në 3 vite, është një ndihmesë për të diferencuar edhe maturantët

Ministria e Arsimit ka përfunduar procesin e hartimit të një paketë treguesish dhe procedurash për të realizuar një politikë të re për renditjen kombëtare të gjimnazeve.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se kjo paketë do ndihmjë dhe për zhvillimin e politikave.

Renditja e shkollave të mesme në mbarë vendin, do të bëhët në bazë të 12 kritereve kryesore.

Mes kritereve është edhe vlerësimi i mësuesve në provimet e kualifikimit, që gjë tregon arritjet e tyre profesionale, por edhe ruajtja e notës së maturantëve.

Fiktiviteti i notës së maturantëve është vënë re kryesisht tek ata që studiojnë për mjekësi të përgjithshme, dhe në fakultetin e inxhinierisë.

Klan News