Rëndohet bilanci, dy të vdekur nga aksidenti në Lushnje

Foot nga vendngjarja
Posta

Rëndohet bilanci, dy të vdekur nga aksidenti në Lushnje

08:55 29/10/2019

Rritet në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës” në Lushnje.

22-vjeçari Alteo Shabani, i cili kishte mbetur i plagosur, ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të marte si pasojë e plagëve të rënda.

Ndërkohë, mbrëmë humbi jetën në vendngjarje 21-vjeçari Jorges Shabani. Kurse i plagosur është i mituri Alban D. 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Tre të rinjtë po udhëtonin me një automjet “Marcedes-Benz”, kur makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT