Policia arreston njërin prej drejtuesve, ishte në gjendje të dehur

Rëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi të dielën në aksin Vlorë-Levan pranë fshatit Bishan. Veç 18-vjeçarit i cili mbeti viktimë pak pas përplasjes ka ndërruar jetë edhe një i ri tjetër 20-vjeçar i cili ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Edhe ai ishte pasagjer në njërin prej automjeteve që u përfshi në aksident ndërsa nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Ndërkohë 2 personat e tjerë të cilët udhëtonin në një prej mjeteve tip Benz vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve ndërsa sipas bluzave të bardha gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. 

Në lidhjen me ngjarjen policia ka arrstuar një 40-vjeçar nga Fieri i cili përplasi mjetin ku ndodheshin viktimat dhe të lënduarit.

Sipas uniformave blu të qytetit të Vlorës, ai ka qenë në gjendje të dehur kur ka shkaktuar aksidentin dhe shkak për përplasjen është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar i 40-vjeçarit.

Klan News