Rënia e Flamurtarit për herë të parë në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar ka lënë shije të keqe në Vlorë. Një ish-futbollist si Vasil Ruci kërkon që të mendohet sa më shpejt që të kthehet lavdia e dikurshme që solli trofe dhe rezultate në Europë.

“Keqardhje e madhe, por sot kanë ndryshuar kohët. Sot duhet të gjykojmë si do të ringrihemi, produkti është në Vlorë. Duhet të tregohemi të matur”.

Një situatë të tillë që Flamurtari të luante në Kategorinë e Dytë nuk e kishin menduar as përkrahësit më të zjarrtë të ekipit.

“Është diçka e paimagjinueshme, që nuk e kam imagjinuar asnjë brez. Nuk kam shkuar në stadium prej kohësh se mendimet tona nuk i ka përfillur kush, as Kryetari i Bashkisë dhe as presidenti”.

Flamurtari zbriti në Kategorinë e Dytë pas humbi sfidën Play Off me Tërbunin si përfundim i një sezoni ku tregoi pak në fushë.

Tv Klan