ISHP: Rastet po rriten në Europë, vaksina e vetmja mbrojtje

Rënia e numrit të rasteve të reja me koronavirus  ka krijuar qetësi tek qytetarët, duke ulur kështu dhe interesin për vaksinë. Specialistët e ISHP apelojnë që qytetarët të mos ulin vigjilencën dhe të vaksinohen pasi Europa po njeh rritje të rasteve.

“Procesi po ecën mirë, por mund të themi se ka rënë fluksi i madh, jo për mungesë të vaksinave por për shkak të rënies së interesit të individëve, ndoshta kjo situata i ka bërë të relaksuar, ndoshta periudha e Verës. Përqark nesh ka raste dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm të mos ulim masat mbrojtëse dhe duhet të vaksinohemi jo vetëm me një doze por me dy doza, që do të thotë se duhet të nxitojmë tani që t’i lëmë vetes kohë për dozën e radhës”.

Të gjitha pikat e vaksinimit janë në gatishmëri për t’i ofruar shërbim çdo qytetari.

“Jemi në fashën 50 plus vjeç, po vijohet me të sëmurët kronikë që thirren nga mjeku i familjes, ne vaksina kemi, po vijon shpërndarja, po plotësojmë dozat e dyta, ata që e kanë bërë dozën e parë mos të vonojnë dozën e dytë”.

Që prej Janarit deri më tani në vend  kanë mbërritur 1,120,070 doza vaksine ndaj COVID-19. Prej të cilave janë injektuar  994,081 vaksina.

Tv Klan