Rënie drastike e kërkesave për azil në BE

Rënie drastike e kërkesave për azil në BE

15:45 19/07/2020

Në maj pati vetëm 90 kërkesa nga shqiptarët

Vetëm 90 shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë muajit Maj, duke shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të aplikimeve. Sipas të dhënave nga Zyra Europiane e Mbrojtjes së Azilantëve 66 kërkesa ishin për herë të parë, ndërsa 24 të tjerat riaplikime.

Shkak për uljen e numrit të tyre është bërë mbyllja e kufijve të BE-së si rezultat i pandemisë.

Megjithatë në një raport të fundit nga Zyra e Azilantëve thuhet se 20% e të gjitha aplikimeve të bëra drejt BE-së gjatë vitit 2020 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Shqipëria dhe Serbia mbeten në nivele të qëndrueshme.

Në muajin Maj janë regjistruar gjithsej 10190 kërkesa për azil drejt vendeve të BE, rreth 1400 më shumë sesa në muajin Prill, por sërish mbeten në nivele të ulëta krahasuar me aplikimet përpara pandemisë.

Ndërkohë gjatë Majit shqiptarëve iu janë refuzuar 369 kërkesa për azil të mbetura pezull brenda 6 mujorit të fundit, ndërsa 5054 të tjera vijojnë të jenë në pritje.

Tv Klan





Të ngjashme