Tronditet tregu valutor në Turqi. Sipas Bloomberg, Lira turke ka prekur minimumin e saj historik, duke shënuar një rënie prej  13.5% kundrejt Dollarit. Të enjten 1 Dollar u këmbye me 5.4 Lira dhe një Euro me 6.3.

Por disheza e fortë nisi mbrëmë gjatë natës për të prekur thuajse fundin sot në mëngjes, me një tjetër rënie prej 5 përqind. Sipas Financial Times, shkak janë tensionet në rritje mes Anakarës dhe Uashingtonit, por edhe ekspozimi i disa prej kreditorëve më të mëdhenj të zonës Euro ndaj Turqisë.

Për Presidentin Recep Tayyip Erdogan kjo situatë është pasojë e fushatave ndërkombëtare, që sipas tij synojnë të sulmojnë Turqinë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien në panik nga rënia drastike e Lirës.

“Mos harroni, nëse ata kanë Dollarët, ne kemi njerëzit tanë, drejtësinë tonë dhe Allahun”

, u shpreh kreu i shtetit turk.

Kjo situatë erdhi menjëherë pas vizitës së një delegacioni turk në Uashington, me qëllim zgjidhjen e një sërë mosmarrëveshjesh mes palëve, përfshirë arrestimin e pastorit amerikan Andrew Brunson dhe sanksionet ndaj Turqisë.

Tv Klan