Investimi i qeverisë me vlerë 1 milion Euro

I njohur si spitali që trajton sëmundjen e mushkërive, ‘Shefqet Ndroqit’ i është shtuar një repart i ri ai i kardiokirurgjisë. Një investim prej afro 1 milion Euro.

“Pavarësisht pandemisë kemi vazhduar investimin, pritet të realizohen 400 ndërhyrje në vit”.

Një problem për mjekësinë shqiptare e mënyrë të veçantë kardiokirurgjinë, vijon të mbetet mungesa e mjekëve të cilëve shpesh zgjedhin të punojnë jashtë pas studimeve. Por ministrja e Shëndetësisë duket optimiste se ka dhe një kategori mjekësh të kualifikuar jashtë që po rikthehen të punojnë në vend.

“Doktor Fagu do të lërë Gjermaninë dhe do t’i bashkohet stafit këtu”.

Kryeministri i cili ishte së bashku me Manastriliu për të parë këtë investim të qeverisë, siç e ka kthyer zakon në daljet e tij publike pas zgjedhjeve, ka zgjedhur vetëm të dëgjojë si nga mjekjet ashtu dhe ministrja e tij pa bërë asnjë koment.

Tv Klan