Në repartin e kadiologjisë është e gjatë lista e atyre që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.  Janë mbi njëmijë persona që presin ditën dhe datën per tu operuar, ndërkohë që një janë mund të mbyllet me pesë apo  gjashtë persona të operuar.  Për shkak të mungesës së materialeve rritet dhe fluksi i personave që kanë nevojë për operim. Ka dhe nga ata raste që janë të shtruar në spital por nuk mund të operohen pasi është mjaft vonë për ta.  Për kardiologjinë është miratur një fond, por derisa fondi të realizohet do të jetë tepër vonë.

Pamje spitali, reparti i kardiokirurgjisë, pacientë dhe doktorë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti