Lindja e Ninës solli një ndryshim të thellë në jetën e reperit të ri, për shkak edhe të moshës së re, por ai rrëfen se pavarësisht çudisë, ishte i gëzuar që do të bëhej baba pasi e quan fat një ngjarje të tillë.

Ndonëse dëshira e tij në fillim ishte të bëhej me djalë, Nina ka arritur t’i vjedhë zemrën plotësisht duke krijuar nje lidhje të fortë me të. Fero tregon edhe se kujt i ngjan e vogla e familjes së dy prindërve të rinj, e cila ka marrë tiparet më të bukura fizike të tyre.

Dita e lindjes së Ninës ishte njëkohësisht edhe një tragjedi për bashkëshorten e tij, Arbenitën, babai i së cilës u nda nga jeta për shkak të sëmundjes Covid-19.

Fero tregon përjetimin e tyre kur mësuan lajmin e kobshëm që shoqëroi ditën e lumtur të tyre. Fatkeqësisht, babai i Arbenitës nuk mundi as të merrte lajmin e lumtur e lindjes së mbesës përpara se të largohej nga jeta.

Rudina Magjistari: Si reagove kur të tha që “jam shtatzënë”, të dha lajmin, e mban mend? Si e ke pritur?

Fero: Po. Më ka ardhur shumë papritur, por e kam pritur shumë mirë dhe kam qenë shumë i gëzuar, është fat në jetë, nëse Zoti do, ta jep fëmijën dhe jam ndier me fat që jam bërë baba. Tani ndihem baba.

Rudina Magjistari: Ka plot djem që kur do të bëhen baballarë, duan të kenë patjetër djalë, të tjerë e duan vajzë fëmijën e parë. Ti te cili grup bën pjesë?

Fero: Të them të drejtën, në fillim doja të kisha djalë dhe rrija me njerëz që kishin fëmijë dhe jua thosha këtë, më thoshin “vajza është për prindërit”.

Rudina Magjistari: Siguro njëherë vajzën, pastaj djalin.

Fero: Fëmija është fëmijë, si djalë si vajzë, por tani ma ka marrë krejt zemrën Nina.

Rudina Magjistari: Edhe prit sa do të ta marrë akoma më shumë rrugës. Lidhja është shumë e fortë, gjithmonë mes baballarëve dhe vajzave. Kujt i ngjan më shumë tani, është shumë e vogël, por a dalloni diçka?

Fero: Tani, si mendoj unë, hundën e ka si Arbenita, sytë, buzët dhe formën e fytyrës i ka si unë.

Rudina Magjistari: Ka marrë më të mirat, pjesët më të bukura tuajat, kështu që do të jetë edhe ajo një yll i bukur. Duket që tani një bebe e mrekullueshme dhe i urojmë fat e mbarësi në jetën e saj. Në fakt, ditën e lindjes së saj ka ndodhur edhe një fatkeqësi në shtëpinë tuaj.

Fero: Po, rasti tragjik.

Rudina Magjistari: Babai i Arbenitës u nda nga jeta.

Fero: Po.

Rudina Magjistari: Një histori shumë e dhimbshme, edhe kur e dëgjon që i ka ndodhur dikujt që s’e njeh, thua “uau, si ka mundësi, çfarë koincidence, si ndodhi kështu?” Arbenitës i ka ndodhur kështu, si ka qenë për ju ai moment?

Fero: Ka qenë data 24, pas orës 12 të natës, Nina lindi në orën 1:00-1:30. Ne ramë të flinim, kur u zgjuam të nesërmen, kemi dëgjuar për rastin tragjik për babain e Arbenitës. Arbenita u mërzit shumë.

Rudina Magjistari: E rëndë shumë duhet të ketë qenë.

Fero: E rëndë shumë ishte.

Rudina Magjistari: Gjithsesi, ai lajmin e mësoi, arriti, ishte i ndërgjegjshëm?

Fero: E dinte që Arbenita ishte gati të lindte, por nuk e mori dot lajmin. /tvklan.al