Billboard Music Awards e vendosi në krye të listës këngëtarin me famë botërore

Billboard njoftoi se reperi Drake do të marrë Artistin e Dekadës në Billboard Music Aëards i cili do të mbahet  më 23 Maj. Këngëtari më famë botërore dominoi listat e vitit 2010.

Teksa ai ka darkuar me një mysafir shumë të veçantë Ronald Isley të cilin Drake e cilëson si idhullin e tij ka ndarë me fansat e tij edhe lajmin e gëzueshëm .

“Sot ishte një nga ato ditë që nuk ndihet si e vërtetë, shkroi ai në instagram story “të zgjohesh  si  artisti i dekadës, dhe më  pas të darkoja me idhullin tim @ronaldisley dhe të dëgjoja  historitë e çdo këngë që ndikoi në dashurinë time për muzikën dhe krijoi formulën time për shumë shkrime…” shkroi ai në një postim në Instastory .

Në Çmimet Muzike të Billboard 2021, Drake mban titullin për shumicën e trofeve të rrëmbyera pasi në vitin 2019 ai arriti të fitonte plot 12 çmime.

Drake konkurron në shtatë kategori në shfaqjen e këtij viti, duke përfshirë edhe atë më të rëndësishmin ‘Artist i Dekadës’. Mbrëmja e ndarjes së çmimeve do të hapet nga këngëtari Nick Jonas. Pjesë e listës është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua lipa  e cila  është e nominuar në katër kategori për çmimet “Billboard Music Aëards 2021”.

Klan News