Reperi i njohur Noizy, përmes një statusi në rrjetin social Instagram, ka shokuar të gjithë fansat.

Ai ka publikuar këngën më të re me titull “Expensive Touch” dhe i ka kërkuar fansave të tij ta shpërndajnë sa më shumë që të bëhet pjesë e listave britanike.

Noizy shkruan se aty ku ka nisur karriera e tij, aty edhe do ta mbyllë, por përpara kësaj “do të shkatërrojë” vendin.

“Ju dua ti beni sa më shumë replay kësaj kënge pasi vetëm nga ju mund të shkojmë në UK lists & Awards. Në UK nisi gjithcka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll do e shkatërrojmë vendin siç e kena zakon. Fansat Ma të flaktë në botë koha t’u kallxojmë sa është ora,” shkruan Noizy. /tvklan.al