Reperi i njohur amerikan Post Malone ka mohuar që të ketë përdorur lëndë narkotike. Shqetësimet e fansave nisën pasi ai u rrëzua në skenë gjatë një koncerti.

Duke iu drejtuar fansave, 24-vjeçari tha se nuk përdor drogë dhe se ndihet më mirë se ndonjëherë tjetër në jetën e tij.

“E vlerësoj mbështetjen dhe dashurinë tuaj, por ndihem shkëlqyeshëm dhe nuk përdor drogë”, tha ai.

Adhuruesit e tij filluan të pyesnin për shëndetin e reperit pasi ky i fundit u rrëzua në skenë gjatë një koncerti dhe filloi të kacavirrej. Videoja u bë publike në rrjetet sociale.

Post Malone ka qenë gjithmonë i hapur për problemet me alkoolin dhe drogën. Në një intervistë për një revistë ai zbuloi se kishte hequr dorë nga marijuana./tvklan.al