Reperi mjaft i dashur për publikun, Gold Ag është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikon foto të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Me rastin e fillimit të shkollës, ai është kthyer pas në kohë, plot 27 vite më parë dhe ka publikuar një foto nga fëmijëria, e realizuar në shkollën fillore.

“Fotografia për librezën e klasës së parë. 1993”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotos. /tvklan.al