Reperi thyen rregullat

Posta

Reperi thyen rregullat

10:05 21/10/2019

Përdor flamurin dhe emblemën e Xhamajkës

Kanye West ishte në Xhamajka, ku promovoi albumin e tij të ri “Jezusi është mbret”, por nuk harroi të mbajë dhe meshën e radhës, kthyer në traditën e së dielës.

Por jo gjithçka shkoi aq mirë sa e kishte planifikuar. Ai e shfrytëzoi këtë vizitë për të bërë biznes. Kompania që ai drejton nxori në shitje online bluza, disa prej tyre kishin të stampuar flamurin xhamajkan dhe kushtonin 200 dollarë, teksa disa të tjera me emblemën e këtij shteti shiten me një çmim prej 50 dollarësh

Por kjo nuk është pritur mirë nga ministri i kulturës, i argëtimit dhe sportit në Xhamajkë. Në një deklaratë në Instagram ai është shprehur se reperi nuk kishe marrë leje për të përdorur flamurin dhe emblemat e vendit të tij. Prandaj ai ka urdhëruar që çdo produkt që ka simbolet e Xhamajkës të tërhiqet dhe të mos lejohet shitja online.

Reperit të njohur nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të zbatojë vendimin e ministrit dhe herë tjetër të mendojë më mirë nismat e tij për të shtuar fitimet duke marrë leje për diçka që nuk i përket atij.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi