Reperja e njohur amerikane Megan Three Stallion i ka lënë pak vend imagjinatës teksa ka promovuar albumin e saj të ri që pritet të dalë së shpejti.  25-vjeçarja nga Teksasi, e cila numëron 37.3 milionë ndjekës në rrjetet sociale kujton fansat e saj se kënga dhe  albumi i ri do të dalin për 5 ditë.

“Dua t’ju falënderoj që keni qenë në këtë udhëtim së bashku me mua”, shkruante ajo disa ditë më parë në Instagram.

Reperja do të publikojë albumin e parë dhe e ka quajtur “Goodnews”. Në promon e bërë, ajo shfaqet topless, me një palë të brendshme ngjyrë të bardhë ndërsa rreth saj është lidhur një telefon./tvklan.al