Reperja e njohur i jep fund beqarisë

Posta

Reperja e njohur i jep fund beqarisë

14:53 22/10/2019

Nicky Minaj ka habitur fansat me videon e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.  Në postimin e saj shihen dy kapela me mbishkrimin Bride dhe Groom, që në shqip do të thotë ‘nusja’ dhe ‘dhëndrri’. Nicky në këtë mënyrë ka bërë të ditur se ajo është martuar me Kenneth Petty.

Madje për të mos lënë asnjë dyshim tek fansat, ajo bashkëngjitur videos së postuar ka shkruar: “Onika Tanya Maraj-Petty 10.21.19”, duke iu referuar emrit të saj zyrtar dhe ditën kur dyshja zgjodhën të martoheshin.

Më herët në një intervistë për “The Shade Room”, Minaj ishte shprehur se brenda 80 ditëve ajo do të martohej dhe siç duket e ka mbajtur fjalën.

Ju e dini që kur je një vajzë e vogël dëshiron një dasmë madhështore ashtu si në përralla, por kur rritesh e kupton se kjo nuk është aq shumë e rëndësishme. Unë jam çmendurisht e dashuruar me këtë njeri dhe ai është gjithashtu shoku im më i mirë”, është shprehur Minaj./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi