Nata e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua me emocione dhe dhurata, teksa Saimiri dhe vajzat patën një festë  në vilën e dashurisë.

Por nuk munguan as tensionet e debatet, teksa e eliminuara për këtë javë ishte Silvana.

Replikat nisën që në takimin e tyre të shkurtër në vilë, vijuan në studio dhe më vonë edhe pas ceremonisë së trëndafilave.

Para se të niste spektakli, Silvana u shpreh për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, se kishte frikë nga eliminimi.

“Ndihem shumë e bukur, më pëlqen shumë vetja sot. Më pëlqen më shumë se javët e tjera.

Jam shumë e emocionuar dhe shumë në tension. Po ngushtohen vajzat dhe është më e vështirë të kuptosh se kush i pëlqen atij. Shpresoj mos dal sonte po frikën e kam. Nuk e di jam shumë konfuze.

Mua më pëlqejnë shumë Krishtlindjet, Viti i Ri, i adhuroj. Në Itali dal gjithmonë, por këtë vit ndodhem në Shqipëri. Jam pak e trishtuar se jam larg familjes dhe nuk jam në gjendjen time më të mirë por kam Albanën dhe do e kaloj me të”, deklaroi ajo para se të ngjitej në skenë.

Ndërkohë, pas eliminimit, Silvana theksoi edhe njëherë që ndihej mirë për largimin sepse e kishte menduar të largohej edhe vetë për shkak të disa gjërave që kishte mësuar gjatë javës.

“Ndihem shumë mirë që thashë ato që kisha brenda prej një jave. Dhe po i mendoja t’i thoja. E kisha ndjesinë e eliminimit sepse në rradhë të parë doja ta bëja vetë, por meqë e mora përgjegjësinë, e dija në fund që do ikja.

Këtë javë kam marrë vesh shumë gjëra që s’më kanë pëlqyer fare, që i shpreha edhe live. Më ka penalizuar karakteri im i fortë, më kanë penalizuar përgjigjet. Unë thashë gjëra që atij i prekën egon dhe krenarinë.

Nëse ne do ishim për show këtu ai duhet të na hiqte që javën e parë. Që në javën e parë ai e pa që ne ishim dy binjake, nuk e gjeti në javën e shtatë që unë jam këtu për show.

Produksioni është sjellë shumë mirë me mua dhe me motrën, kam krijuar lidhje shumë të mirë me disa prej vajzave këtu brenda dhe kjo do të mbetet nga Shqipëria. Nesër unë bëj valixhen dhe good bye!

Unë mund të them për publikun që ka qenë në fillim shumë paragjykues për ne të dyja por kam marrë edhe mesazhe shumë të bukura”, deklaroi Silvana./tvklan.al