Reportazhi i Rai për Shqipërinë, Basha: Paratë e drogës pastrohen hapur

Reportazhi i Rai për Shqipërinë, Basha: Paratë e drogës pastrohen hapur

16:42 08/08/2019

Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar reportazhin për Shqipërinë të realizuar nga televizioni italian Rai 3, që e cilëson mafian shqiptare si konkurrente të Ndraghetas në Itali për trafikun e kokainës.

Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha tha se sipas dëshmive të Antimafias italiane, në 1/3 e territorit shqiptar po kultivohet lëndë narkotike.

“E gjithë Italia dhe Europa, sikundër Shqipëria, mbrëmë, është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë Prokurorët dhe oficerët italianë në një reportazh dje të televizionit shtetëror Italian, Rai 3, një pasqyrë e rëndë të gjendjes së trafikut të drogës. Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se:

1.Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë.

2.Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar

3.Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine

4.Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike.

5.Organizatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë.

6.Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.

7.Krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias.

8.Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri.

9.Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë”.

Basha tregoi 3 sektorët kyç për investimin e parave të krimit dhe drogës.

“Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje të tillë ku, tashmë, rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe e ardhmja politike dhe ekonomike e vendit. Sektori bankar, sektori i ndërtimit, sektori i turizmit janë ndër sektorët kryesorë që po kapen nga krimi dhe kjo po e kthen kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuarn që kontrollohet tërësisht nga krimi. Bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi.

Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpunim me mafian shqiptare-spanjolle- kolumbiane, tek ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës. Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikuara në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikuar me para të ardhura nga droga. Një pjesë e mirë e koncesioneve, që po jep Edi Rama janë, gjithashtu, mekanzima për riciklimin e parave të drogës”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT