
Republika Çeke kualifikohet në Europian
23:49 20/11/2023
Mposhtën Moldavinë për biletën finale, Italia prish ëndrrën Euro2024 të Ukrainës
Republika Çeke është kombëtarja që shoqëron Shqipërinë në Euro2024 nga grupi E eliminator. Çekët garantuan pjesëmarrjen si skuadra e dytë më e mirë, pasi fituan biletën direkte duke mposhtur 3-0 Moldavinë.
Takimi i Pragës ishte totalisht i dominuar nga vendasit, që shënuan një herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën për të marrë kështu vendin e dytë dhe lënë jashtë Moldavinë që shpresonte historinë.
Barazim pa gola për Italinë, që gjithsesi, vlen për tu kualifikuar më tej. Axurrët nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 me Ukrainën.
Klan News