Republika Çeke po përballet me një valë të dytë të COVID-19 duke regjistruar qindra raste të reja gjatë kësaj fundjave.

Ministria e Shëndetësisë ne Prage raportoi rreth 300 raste të reja rritja më e madhe për një ditë që nga data 10 prill.

Numri total i rasteve të të prekurve me Covid 19 në këtë vend ka shkuar mbi 11 mijë ku janë regjistruar edhe 349 viktima.

Jarmila Rážová shefe e sëmundjeve infektive në Ministrinë e Shëndetësisë së Çekisë, thotë se rritja e numrit të rasteve vjen pasi janë shtuar dhe testimet në vendet ku virusi po përhapet me shpejtësi.

“Çekët nuk u sollën në mënyrë të përgjegjshme. Ju  bëjë thirrje njerëzve qe të lajnë duart shpesh, të vazhdojnë të ndjekin masa më të rrepta higjiene dhe të mbajnë distancën fizike mes tyre.  Virusi është këtu mes nesh  ndaj njerëzit duhet të mësohen me të. Është e qartë për të gjithë se ky virus nuk është me natyrë sezonale, dhe  se nuk ndikohet nga ngrohja e motit”.

Vetëm një javë më parë, Republika Çeke njoftoi se do të hiqte masën e cila detyronte mbajtjen e maskave në fytyrë duke filluar nga 1 Korriku, ku përjashtim bënte vetëm kryeqyteti Praga. Në këtë shtet po ashtu janë rihapur shkollat, dyqanet dhe restorantet. Tashme kufizimet po rikthehen madje  njerëzve që hyjnë në metro dhe ne spitale do t’u matet temperatura.

Tv Klan