“Akti Për Njerëzit” do të hiqte pengesat e votimit që aktivistët e shohin të ngjashëm me luftën për të drejtat civile

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar projektligjin për zgjedhjet. Projektligji i njohur si Akti Për Njerëzit u hartua për të bërë më të lehtë  zhvillimin e zgjedhjeve, heqjen e pengesave të votimit që aktivistët e shohin si një përpjekje të ngjashme me atë të kohës së Luftës për të Drejtat Civile, kufizimin e ndikimit të parave në politikë dhe kufizimin e ndikimit partiak mbi procesin e përcaktimit të kufijve të zonave me përfaqësim në Kongres.

Akti për Njerëzit u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve në Mars. Shumë republikanë thonë se masa përfaqëson një shkelje nga qeveria federale për të organizuar zgjedhjet e tyre pa mashtrime, dhe një përpjekje që përfundimisht synon të favorizojë demokratët.

Projektligji dështoi në një votim 50-50 pasi disa nga republikanët e quajtën atë Akti i Vjedhjes.  Demokratët u shprehën se legjislacioni do të kishte siguruar gjithashtu më shumë transparencë për fushatën e kandidatëve dhe ndikim të kufizuar partiak.

Në këtë mënyrë dështimi i këtij projektligji i detyron demokratët të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në lidhje me përparësitë legjislative në Senatin e ndarë. Ata e kanë shpallur masën si një kundërpeshë të fuqishme ndaj shumë propozimeve që po miratohen nga shtetet e kontrolluara nga republikanët, duke e bërë më të vështirë votimin.

Biden ka premtuar atë që Shtëpia e Bardhë e quan “luftën e presidencës së tij” për t’u siguruar amerikanëve qasjen në votim.

Klan News