mediu2 Zgjidhja njëherë e përgjithmonë e çështjes së pronës dhe kthimin e saj pronarëve të ligjshëm duket se është një tjetër premtim i pambjatur i kryeministrit Rama. Qeveria ka parashikuar 16 milion dollarë në buxhetin e vitit 2014, ku 13 milion dollarë do të vijnë nga fondi që do të sigurohet nga legalizimi dhe 3 milion dollarë nga fondi që do të jenë për subjektet e shpronësuar. Por ky fond konsiderohet i pamjaftueshëm nga republikanët dhe shoqatat e pronarëve. Gjatë deklaratës së tij kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se në projekt buxhetin e paraqitur nga qeveria nuk janë planifikuar fonde për pronarët që kanë fituar gjyqin në Gjykatën e Strazburgut dhe vetëm gjatë vitit 2014 qeverisë aktuale do t’i duhet të përballojë jo më pak se 10 milion euro vetëm për vendimet e kësaj gjykate.

Sipas kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu, me buxhetin e akorduar, kryeministri jo vetëm nuk mbajti premtimin e bërë në fushatë elektorale, por parashikon që kompensimi të kryhet pas 700 vjetësh.

Edhe shoqata pronësi dhe drejtësi i ka kujtuar kreut të qeverisë premtimet e dhëna në fushatë, ndërsa ka argumentuar pamjaftueshmërinë e këtij buxheti.

Kryetari i Partise Republikane dhe perfaqesuesit e shoqatave te ish –pronarëve, duke i kërkuar qeverisë aktuale që të rishikojë buxhetin, nënshkruan edhe një letër drejtuar komisionit evropian, përmes së cilës i kërkojnë asistencë në rishikimin e ligjeve që kanë të bëjnë me çështjen e pronës.