Republikanët humbin njërën nga dhomat e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit presidencial në Shtetet e Bashkuara.

Teksa procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 6 Nëntorit vijon, demokratët kanë marrë shumicën e vendeve në dhomën e ulët, ndërsa republikanët ruajnë epërsinë në senat.

Deri më tani demokratët kanë siguruar 213 vende në dhomën e përfaqësuesve ende 5 vende larg kontrollit të plotë.

Ndërsa  republikanët kanë siguruar 51 votat e nevojshme për kontrollin e senatit.

Edhe në zgjedhjet për guvernatorët e 36 shteteve federale, kandidatët republikanë kanë fituar në 24 shtete kundrejt 19 të demokratëve.

Tv Klan