Republikanët u janë kthyer sot idesë së tyre për domosdoshmërinë e dënimit me vdekje në Shqipëri. Duke mbështetur në nënshkrimin e 400 mijë vetëve për zbatimin e dënimit kapital, ata do të kërkojnë më shpejt diskutimin e këtij problemi në Parlament.

Ky prononcim i republikanëve vjen menjëherë pas krijimit të një situate të paqëndrueshme të Rendit. Sipas tyre rikthimi i vrasjes së policëve, i grabitjes së bizneseve dhe rasteve të tjera tregojnë se shoqëria shqiptare ka ende elementë të rrezikshëm të cilët duhen dënuar për krimet e tyre me heqjen e jetës. Përsa i përket grevës së studentëve Partia Republikane i kërkoi sot qeverisë që të nisë menjëherë dialogun për zgjidhjen e kërkesave studentore./tvklan.al