Më të prekur verilindja dhe juglindja

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i ftohtë, ndërsa në zonat malore nuk kanë munguar edhe reshjet e shumta të dëborës. Në qytetin e Kukësit trashësia e borës është, ndërsa në lartësinë mbi 500 metra trashësia varion nga 10-15 centimetër. Reshjet e para të borës nisën mbrëmjen e së hënës, teksa u shoqëruan me erë të fortë edhe ulje të temperaturave.

Nuk raportohet për probleme, gjithsesi në Rrugën e Kombit dhe akset e tjera nacionale është përdorur kripë për mirëmbajtjen e tyre. Vështirësi në lëvizje ka vetëm në disa rrugë të njësive Grykëcaje, Kalis, Zapod e Shishtavec.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë këtë të martë edhe shumë qytete të tjera, kryesisht verilindore dhe juglindore. Pritet që e njëjta situatë të vazhdojë gjatë gjithë javës. Reshjet e borës përfshinë e Korçën gjatë natës, por nuk raportohen probleme.

Tv Klan