ARRSH: Në terren borëpastrueset. Po hidhet kripë në disa akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës ka patur reshje dëbore, shoqëruar me temperatura të ulëta që shkojnë deri në -8°C në zonat malore.

Sipas ARRSH-së, reshje bore ka pasur në akset Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vau i Dejës-Pukë-Kukës, Korçë-Dardhë dhe Qafë Qarri-Ersekë.

ARRSH informoi se grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Ndër të tjera rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore.

Klan News