Ndonëse jemi në javën e dytë të Prillit, ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në disa zona.

Drejtuesit e mjeteve janë përballur me një situatë të pazakontë për stinën në Llogara. Për shkak të ngricës, kalimi i automjeteve ishte i vështirë në orët e mëngjesit. Me ndërhyrjen e borëpastrueseve situata u normalizua.

Reshje pati edhe në qarkun e Korçës ku dëbora arriti në disa centimetra. Sipas autoriteteve, akset janë të kalueshme ndërsa në disa segmente këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Sipas meteorologëve kushte të tilla do të na shoqërojnë edhe në ditët në vijim, ku temperaturat do të jenë të ulta dhe në disa zona edhe në vlera negative, ndërsa moti pritet të përmirësohet në fundjavë.

Klan News