Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje direkt me Klan News ka njoftuar sot pritet që të ketë një shtim të vranësirave, dhe në disa zona në Veri të ketë reshje shiu. Sipas Osmanit reshjet do të jenë të kufizuara dhe nuk do të zgjasin shumë.

Ndërkohë për sa i përket temperaturave, meteorologu u shpreh se pritet që të ketë një rritje të tyre në ditët në vijim.

Hakil Osmani: Gjatë orëve të mesditës së sotme, vranësirat të fuqizohen në zonat veriore duke krijuar shumë mundësira për rrebeshe shiu, kryesisht në Bajram Curr, Kukës dhe Has. Duke iu afruar zonave qendrore dhe lindore, pritet prezencë shumë e pakët e shiut. Pjesa tjetër e vendit mbetet kryesisht në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Në ditët në vazhdim, temperaturat mbeten të larta në zonat qendrore të territorit shqiptar duke u luhatur në vlerat 39-40 gradë Celsius në qarqet e Beratit dhe të Elbasanit, ndërsa në perëndim dhe bregdet nga 35-37 gradë Celsius. Vlerat minimale janë edhe më të favorshme pasi pritet të luhaten në vlerat e 16-17 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore pritet të shkojnë jo më shumë se 27 gradë Celsius./tvklan.al