Në shumë zona në Shqipëri gjatë natës kanë reshje shiu me intensitet të lartë dhe janë shkaktuar probleme ne disa rrugë të vendit. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, por edhe reshjeve të dëborës në disa zona, ka pasur rrëshqitje toke në disa zona.

Foto e publikuar nga ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim në mediat sociale bën me dije se nuk ka pasur shumë probleme në rrugët kombëtare dhe se qarkullimi vijon normalisht.

Foto e publikuar nga ARRSH

Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim”, sqaron ARRSH.

Po ashtu mësohet se në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

Më tej ARRSH deklaron se punonjësit e saj dhe kontraktorët janë në terren për të riparuar çdo problem në rrugët e vendit./tvklan.al