Përmbyten disa banesa në Maliq

Për të dytën ditë me radhë Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar probleme me përmbytjet.

Shirat me intensitet të lartë kanë sjellë fryrjen e prrenjve të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur disa fshatra në Korçë dhe Maliq.

Situtat më e vështirë paraqitet në fshatin Zemblak në Bashkinë e Maliqit, ku uji ka vërshuar jo vetëm në rrugë, por ka depërtuar edhe në disa prej banesave.

Tv Klan