Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar dëme kolosale në Gjermani e Belgjikë, duket se dhe Kosova po përballet me një situatë të pazakontë të motit.

Sot pasdite reshje të dendura shiu kanë përfshirë qytetin e Gjilanit dhe kanë shkaktuar probleme në qendër të tij.

Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe pamje nga përmbytjet dhe shihet se shiu ka vërshuar në rrugë dhe i ka bërë ato të pakalueshme.

Po ashtu bëhet me dije se dhe në qytetin e Vitisë ka pasur reshje të dendura shiu, por nuk ka pasur probleme.

Ndërkohë mësohet se pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i komunës, Lutfi Haziri ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve./tvklan.al