Reshjet dhe lagështira e ditëve të fundit i ka dëmtuar të mbjellat e banorëve në Lushnjë.

Ata thonë se prisnin prodhim të bollshëm këtë vit por kushtet atmosferike nuk janë favorizuese për ta. Më të dëmtuar janë gruri dhe misri.

Megjithatë të korrat vijojnë me shpresën se moti do të jetë i qëndrueshëm.

Përveç bujqësisë, reshjet kanë dëmtuar edhe vreshtaritë ku sipas kultivuesve të hardhive këtë vit do të ketë më pak prodhim.

Klan Plus