Vështirësi në qarkullimin e automjeteve, nisin reshjet e para të borës në Kukës e Dibër

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në disa zona të vendit. Në zonën e Kelmendit trashësia e borës arriti në disa centimetër .Lëvizja drejt Lëpushës është e vështirë ndërsa zona prej dy ditësh është pa energji elektrike.

Reshje bore ka patur edhe në qarkun e Dibrës në lartësitë e maleve por nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Problematika te shumta janë raportuar edhe në qytete të tjera të vendit, ku ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Gjirokastër ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat, duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati. Ndërsa në Kukës, por edhe Dibër raportohet për nisjen e reshjeve të para të dëborës.

Klan News