Ndryshimi i temperaturave ka sjellë borën e parë në verilindje dhe ardhjen zyrtarisht të stinës së dimrit. Në qytetin e Kukësit, reshjet janë me intensitet të ulët, ndërkohë që në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit reshjet kanë një intensitet më të lartë.

Në zona të ulëta, por edhe në juglindje të vendit ka reshje shiu. Nuk raportohet për probleme në rrugë, ndonëse duhet bërë kujdes për shkak të lagështirës.

Ulja e temperaturave e vështirëson edhe më shumë situatën për banorët e prekur nga tërmeti, të cilët qëndrojnë në çadra për shkak se banesat e tyre janë dëmtuar nga lëkundjet.

Klan Plus