Gjatë orëve të shkuara, në të gjithë vendin ka pasur reshje të dendura të shiut, ku me intensiteti më i lartë u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër. Brenda njëkohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të Lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1,5 që ishte përpara fillimit të reshjeve.

Gjatë natës, nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të janë kryer ndërhyrje për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallënë qarqet e Fierit, Vlorës, Gjirokastrës. Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi.

Gjithashtu, gjatë natës dhe në orët në vijim, strukturat përgjegjëse në qendër dhe nëpër qarqet e vendit kanë ndjekur dhe kanë ndërhyrë për marrjen e masave emergjente për parandalimin e dëmeve dhe për koordinimin e përpjekjeve të të gjithë strukturave.

Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit. Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati tërrezikuar nga rrëshqitjet e dheut.

Akset kombëtare janë të kalueshme. Vështirësi janë paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit. Rrëshqitje dherash, rënie gurësh janë ose dëmtime tëpjesshme të rrugës shfaqur në aksin Tiranë-Dajt, aksin Mamurras-Ura e Drojës, Krujë-Qafë Shtamë, në Rrapës të Pukës,në segmentin Klos –Bulqizëdhe në disa pika të tjera. Vështirësi serioze janë krijuar në Vanë të Delvinës dhe në aksin Kuç-Vlorë.

Strukturat e OSHEE kanë vazhduar punën për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit tëfurnizimit me energji me gjithë vështirësitë e mëdha që paraqet riparimi i defekteve në kushte të rënda atmosferike. Një punonjës i OSHEE në Tropojë ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një dëmtimi të rrjetit. Një numër konsumatorësh kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve dhe për shkak të shkëputjeve tëdetyruara të furnizimit për arsye sigurie

Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve. Megjithatë, gjendja mbetet e vështirë, sidomos në drejtim të efekteve që pasojnë reshjet intensive. Për këtë qëllim u bëhet thirrje qytetarëve dhe sidomos drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtim të rrëshqitjeve të dherave dhe të gurëve në akset rrugore dhe në zona të tjera me rrezikshmëri të lartë si guroret, brigjet e lumenjve, etj.. Këshillohet reduktimi apo evitimi i lëvizjeve të panevojshme në zona me rrezikshmëri të lartë për rrëshqitje.

Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe inkurajojnë qytetarët të bashkëpunojnë duke njoftuar në numri 112 raste që konsiderohen se paraqesin rrezikshmëri të shtuar. /

tvklan.al