Vështirësi në qarkullimin e makinave dhe njerëzve

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë bërë që disa lagje në Durrës të jenë nën pushtetin e ujit.

Uji i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Lagja numër 1 e qytetit të Durrësit si dhe kryqëzimi pranë stadiumit Niko Dovana janë përmbytur totalisht.

Përmbytjet në rrugë kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve duke shkaktuar një trafik të rënduar.

Vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë është hasur edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar, siç është lagja nr 8, 13 dhe 14.

Shkak për këtë situatë sipas autoriteteve është bërë sasia e madhe e shiut e rënë thuajse përgjatë gjithë natës.

Tv Klan