Këto janë pamjet tronditëse të rëshkitjes së dheut në Malajzi, duke marrë me vete disa automjete që ndodheshin në rrugë.

Shoferët mundën të dilnin në kohë nga makinat e tyre sapo ndjenë se asfalti po rëshkiste. Ata u larguan me vrap drejt një vendi më të sigurtë.

Banorët vendas thonë se 10 automjete u larguan në kohë përpara se toka të shembej. Por 5 mjete të tjera ranë në kanal. Rëshkitjet e dherave ndodhën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua nga ky incident. Ngjarja ndodhi pranë një qendre tregtare që ndodhet në atë zonë. Punonjësve të qendrës tregtare iu kërkua që të evakuoheshin për arsye sigurie. /tvklan.al