Tokio Disney Resort ka mirëpritur vizitorët e parë pas më shumë se 4 muaj mbyllje si pasojë pandemisë. Vizitorët mbanin maska në fytyrë dhe në hyrje u matej temperatura. Në çdo sektor ku ata vizionin duhet të dezinfektonin duart.

Një element mjaft interesant ishte se drejtuesit kishin vendosur që vizitorët të mos paguanin me para cash, por me kartë krediti për të shmangur kontaktet fizike.

Resorti do të funksionojë me gjysmën e kapacitetit, ndërsa paradat dhe shfaqjet mbeten të pezulluara.

Anëtarët e stafit kanë kërkuar nga vizitorët, të cilët këtë vit janë vendas, që të vetëpërmbahen dhe të shmangin ulërimat sa herë që një personazh i njohur i Disneyland shfaqet.

Ky vendim u ndërmor së bashku me zbatimin e rregullave të sigurisë si pasojë e Covid 19. Tokio Disney Resort, i përbërë nga Tokio Disneyland dhe Tokio DisneySea, është parku i tretë që rihapet pas pandemisë së koronavirusit.

Tokio, aktualisht numëron 972 viktima që nga fillimi i pandemisë dhe 19 mijë të infektuar.

Klan Plus