Resorti “Golden” në Shijak është vendi ku do të mbahej peng 49-vjeçari Jan Prenga që u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar.

Duke komentuar për këtë ngjarje, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan u tha se në këtë resort tepër luksoz që ndodhet në periferi të Shijakut, organizohen shpesh dasma.

Analisti Lorenc Vangjeli tregoi në këtë studio se ka qenë vetë në një dasmë në resortin “Golden” vitin e kaluar dhe ambienti ishte super luksoz.

“Vjet kam qenë në një dasmë luksi atje. Një luks që të binte në sy të godiste. Për të vajtur deri atje, edhe GPS të merrte me të qeshur, nuk e gjeje dot. Ndërtuar në një vend të tillë. Dhe ishte i përkryer, të dukej se ishte një oaz perëndimor. Por ishte në askund, errësirë në të djathtë, errësirë në të majtë”, tha analisti Lorenc Vangjeli. /tvklan.al