Restaurimi i kalasë së Elbasanit



Restaurimi i kalasë së Elbasanit

17:00 14/03/2021

Rama viziton edhe kantierin e rindërtimit në Bubq

Gjatë vizitës në kalanë e Elbasanit, kryeministri Rama zbuloi projektin që sipas tij pritet ta transformojë atë dhe lagjen përreth.

“Do ta realizojmë tani të gjithë projektin e transformimit të lagjes së Kalasë”, tha kryeministri Rama gjatë bisedës me ta. “Do ta bëjmë si ato që kemi bërë në Korçë në Vlorë, do ta bëjmë bukur sepse ka shumë potencial këtu”.

Ndalesën e radhës kryeministri Rama e pati në fshatin Bubq të Krujës, aty ku po ndërtohen 79 banesa dhe 7 pallate për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Sipas ecurisë së punës, shtëpitë individuale do të jenë gati në 3 muaj e gjysmë.

Kryeministri pa nga afër edhe punën e bërë për rindërtimin e lagjes së re në Fushë-Krujë. Teksa 95% e infrastrukturës është gati, Rama la porositë e fundit.

“Të ketë limit, me rrethim çdo shtëpi. Brenda rrethimit le të bëjnë çtë duan, ndërsa pjesa e përbashkët mbetet ashtu”.

Kryeministri njoftoi banesat për 128 familje do të përfundojnë për më pak se 2 muaj, ndërsa 15 pallatet që parashikon plani i rindërtimit do të jenë gati në vjeshtë.

Tv Klan







Të ngjashme