“Këtu jemi në laboratorin e restaurimit në Bibliotekën Kombëtare ku restaurohen të gjithë librat e vjetër, si ky që kemi këtu, të cilët kanë dëmtime nga koha. Unë jam këtu me një nga zonjat që i ka kushtuar jetën restaurimit të librave, antikuareve dhe të gjithë dokumenteve të rralla që ndodhen në bibliotekën kombëtare”, raporton gazetarja Anisa Krraba.

Për 38 vite Alba Prifti ka qenë një kirurge librash. Edhe në këtë tavolinë gjenden bisturi e fasha e shumë mjete të tjera pune, që rikthejnë në gjendje të mirë librat e vjetëruar nga koha dhe kushtet.

Sot nuk e ndihmon vetëm eksperienca për të qenë profesionale në çdo ndërhyrje, por dhe shumë pajisje të tjera bashkëkohore që i janë shtuar laboratorit të restaurimit.

Mykja e librave, vë në rrezik cilindo që i prek dhe merret me to, e Alba është një ndër më të ekspozuarat.

Në karrierën e saj të gjatë, restauratorja ka kaluar qindra libra nëpër duar, e ndër sekretet e mjeshtërisë së saj rri edhe dashuria për këtë proces, që mban gjallë memorien e një kombi.

Tv Klan