Fokusi të rritja e sigurisë së aksit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte sot në segmentin rrugor Lezhë-Shëngjin ku po vijon puna për mirëmbajtjen e të gjithë aksit dhe shumë shpejt do të nisë një investim i ri për rikonstruksionin e saj, duke rritur më tej sigurinë rrugore.

Investimi parashikon eliminimin e problematikës së rëshqitjes së gurëve si dhe rehabilitimin e sistemit të ndriçimit.

Kjo ka qenë një rrugë mjaft problematike për shkak të gurëve dhe interteve që binin nga shpati malit dhe ku janë shënuar edhe aksidente të rënda.

Tv Klan