Në Bradashesh të Elbasanit përgjatë vijës Egnatia ka përfunduar restaurimi i banjës antike AdQunintum. Është një monument kulture i kategorisë së parë nga më të rrallët dhe i vetmi i mbijetuar në Ballkan

“Punimet konsistuan në qepjet e çarjeve të mureve me metodën e injektimit, pastrimin e mureve, konsilidimin e tyre me llaç të fortë, njësoj si origjinali, konsilidimin e tërë strukturës, pra konsilidimin e strukturës për të mos patur probleme në të ardhmen.”

Ky investim i jep më shumë zhvillim turizmit në këtë zonë.

“Është një vlerë e shtuar për turizmin, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por mbarë vendin. Ka interes për vizitimin e këtij monumenti, por dhe një interes të shtuar, turistë të shtuar. Numri i turistëve është shtuar në dy-tre vitet e fundit për shkak, pse jo edhe të investimeve që janë realizuar këto vite për restaurimin e monumenteve siç është AdQunintum, Muzeu Etnografikë që sapo përfundoi dhe monumente të tjera”.

Kompleksi antik nisi të ndërtohej në shekullin ll pas Krishtit dhe vijoi të banohej deri një shekullin IV pas Krishtit. Në zonë nisën gërmimet gjerësisht në vitin 1968 dhe nga puna kërkimore u zbulua një vilë si dhe banja e ruajtur jashtëzakonisht mirë.

Klan News