Sot, më 25 Mars, do të shfaqet premierë “Ngadhënjim mbi vdekjen”, filmi ikonë i kinematografisë shqiptare, i cili është restauruar.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, thotë se versioni i ri ka nxjerr në pah punën e ekipit që e realizoi në atë kohë.
“58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani. Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan kryeministri Rama.
Klan News