Kështu ishte dhe kështu është shndërruar Mozaiku i Tiranës.

“Në vitin 2022, mozaiku i Tiranës ju nënshtrua procesit të restaurimit dhe rikonceptimit, ku tashmë ka të shtuar dhe një godinë që shërben si një muze për Artefaktet Arkeologjike”, raportoi gazetarja Anisa Krraba.  

Gjithashtu këtu do të ekspozohen të gjitha materialet informative për të gjithë Mozaikët e vendit.

“Mozaiku në dysheme përbën pjesën kryesore të këtij monumenti arkeologjik, po ashtu edhe gjetjet murale dhe të tjera objekte arkeologjike”, raportoi gazetarja.

“Mozaiku i Tiranës është i vetmi Monument Arkeologjik i kësaj tipologjie në kryeqytet. Është zbuluar më 1972, për ndërtimin e një objekti banimi, dhe gjetjet kanë treguar se i përket një vile romake të shekullit të parë pas lindjes së Krishtit”.

160 milionë Lekë ka kushtuar investimi në Mozaik që vizitorë të parë ka studentë dhe nxënës për të përmbushur edhe misionin edukues përmes vlerave historike.

Tv Klan